Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ënjtja gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 37 te shtatzenise dhe ditet e fundit kur zgjohem ne mengjes dhe mbremje po ashtu ve re enjtje te duart dhe kam kruarje pothuajse ne te gjithe trupin. A eshte normale kjo gje?

Ilva (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ilva

Me rritjen e moshës së shtatzanisë, shtypen enët e mëdha të gjakut të cilat kalojnë nëpërmjet barkut, duke vështirësuar qarkullimin e tij. Kjo shkakton fryrje sidomos tek këmbët, të cilat shfaqen kryesisht në fund të ditës, apo kur qëndrohet për një kohë të gjatë në këmbë.

Po ky mekanizëm ndodh edhe kur enjten duart, por kujdes duhet patur kur enjtja paraqitet papritmas apo në sasi ekstreme, sidomos nëse ndodh në zonën e fytyrës dhe të duarve. Në rastet e tilla, shtatzëna duhet të këshillohet me mjekun, sepse mund të jetë shenjë e preeklampsisë apo problemeve serioze me veshkat, enët e gjakut, etj.

Në rastet e thjeshta të enjtjes, këshillohet që 3-4 herë gjatë ditës shtatzëna duhet të qëndroj shtrirë ose ulur. Gjithashtu këshillohet që shtatzënat të shtrihen dhe flejnë në krahun e majtë dhe rekomandohet të konsumojnë lëngjeve dhe kripërave në sasi normale.

Kruarjet e lëkurës gjatë shtatzënisë, pa shenja të tjera, vijnë si pasojë e ndryshimeve që ndodhin në mëlçi dhe tëmth. Ato zhduken menjëherë mbas lindjes. Përdorimi i kremrave neutral për të qetësuar kruarjen, shtimi në dietën ushqimore si kalcium dhe vitamina dhe pakësimi i marrjen e yndyrnave dhe dhjamrave, përmirëson situatën.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti