Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Fëmija poshtë

Pershendjetje doktoreshe! Jam ne javen e 23 dhe qe nje jave e ndjej femijen vetem ne poziten poshte, po teper poshte, dhe vazhdimisht me leviz. A ka arsye shqetesimi, apo eshte e pershtatshme pozita ne te cilen ndodhet? Edhe kur jam e ulur vazhdimisht me shkelmon! Te pershendes.

Liburn (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Liburn

Në këto javë të shtatzënisë, mitra është e zhvilluar në nivelin umbelikal/kërthizës. Prandaj është normale që shtatzëninë të ndjesh në fund të barkut, dhe nuk ak arsye për tu shqetësuar. Me rritjen e moshës së shtatzënisë, rritet lartësia e uterusit/mitrës dhe shtatzënia do të ndihet më lart.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti