Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përdorimi i acidit folik

Pershendetje doktoreshe, ne daten 25 dhjetor jam 12 javeshe shtatzene. Doktori qe me ndjek me ka thene qe ta perdor acidin folik deri ne javen e 12 dhe me pas te shkoja per vizite por per arsye te festave te fundvitit ai ma shtyu viziten deri ne javen e pare te janarit. Ju lutem doja nje keshille nga ju nese duhet ta vazhdoje perdorimin e acidit folik dhe pas javes se 12?

Elda E (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elda.

Konsumi i acidit folik rekomandohet të përdoret, deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Pas kësaj jave, ai nuk ka asnjë lloj efekti në organizmin e fëmijës. Megjithatë, përdorimi i tij edhe pas javës së 12-të nuk ka efekte anësore.

Gjithë të mirat.

/komuniteti