Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku gjatë marrëdhënieve

Pershendetje doktoreshe, doja te pysja perse gjate marredhenieve kam dhimbje te fundit te barkut, do te theksoja se jam nje nene 21 vjeçare dhe kam lind qe 15 muaj, para se te kem bebin nuk kam pas kurre dhimbje dhe tash qe 1 muaj ka filluar te me dhemb fundi i barkut, te pershendes shume.

Diana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Diana

Përsa shkruan, dyshoj për praninë e një infeksioni i cili mund të ketë kapur pjesën e sipërme të aparatit ripodhues kryesisht parametrat (indin e shkrifët ku mbështet mitra). Për këtë arsye, duhet të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale e cila do të vlerësoj shkaktarin dhe antibiograma do të tregoj medikamentin më të përshtatshëm për mjekim. Edhe vizita gjinekologjike është shumë e rëndësishme. Mos neglizho.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti