Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzënë?

Dr. e nderuar pranoni pershendetje nga une Idona, kam nje dyshim nese jam shtatzene, desha tju pyes juve; kam djalin 14 jave e ushqej me gji, mirepo cikel nuk kam pas lindjes, kam pas gjakderdhje 9 jave me rradhe edhe me jo deri sot nuk kam, para 4 dite kam bere 1 test shtatzenie po me rezultat negativ, a mos eshte heret per test? Ju lutem me jepni pergjegje jam ne merak per kete! Kaloni bukur.

Idona (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Idona

Pas lindjes, grave u rekomandohet, që për tu mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar të përdorim metodat e planifikimit familjar. Edhe ti kështu duhet të kishe vepruar. Tashmë mbetet që të vërtetosh dyshimin për fillimin e shtatzënisë. Nëse ajo nuk konfirmohet, kontakto një mjek obstetër gjinekolog për të të orientuar në zgjedhjen e kontraceptivit të përshtatshëm për ty.

Uroj të mos ketë ndodhur ajo që nuk dëshiron.

/komuniteti