Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Data e lindjes

Miredita dhe pershendetje doktoreshe a mundeni sakte me me tregu daten e lindjes? Menstracionet i kam pas me 21.4.2011, doktori me ka thene termini i fundit eshte me 2.2.2012, a eshte e sakte kjo date, tung dite te mire.

Fatime (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fatime

Është pranuar që shtatzënia normale zgjat 280 ditë, duke filluar numërimin nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual. Nëqoftëse dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual ka qënë data 21.04.2011, dita e 280 i takon që të jetë data 27.01.2012.

Por më duhet të theksoj se dita e parashikuar e lindjes, asnjëherë nuk mund të merret e mirëqënë por duhet marrë si orientim, pasi janë shumë e shumë faktor që ndikojnë në shtatzëni e për rrjedhojë edhe në ditën e lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti