Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembja e gjunjëve

Pershendetje, jam ne muajin e 4 te shtatzenise, me shtatzeni jam shume mire por kam dhembje te gjunjeve shume, kam aq dhembje sa dhe gjumi me del naten. A mundeni te me propozoni ndonje krem per dhembje te gjunjeve? Une e kam blere nje por ishte i demshem dhe nuk e perdora. Me respekt.

Dalina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dalina

Lokalizimi i dhimbjes vetëm te gjunjtë, më bën të arsyetoj se dhimbja nuk ka lidhje me shtatzëninë. Problem mund të jetë reumatizmal, prandaj të rekomandoj të kontaktosh një mjek reumatolog i cili ka mundësinë e vlerësimit dhe trajtimit nëse është e mundur.

Mos i le pas dore konsumin e multivitaminat me kalcium, hekur dhe magneziumin të cilat si kripra minerale duhet ti marrësh rregullisht, pasi organizmi yt dhe fëmija ka nevojë për to.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti