Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Në cilën javë jam?

Pershendetje doktoreshe, jam e martuar qe 16 vite dhe ende nuk kam pasur femije, kam provuar 3 here IVF ne Gjermani, njeren here kam pasur sukses por ne javen e 7 kam abortuar per shkak se nuk eshte zhvilluar fryti, tash jam ne Kosove. Ne muajin korrik mi kane marr vezoret kane qene 6 te mira 3 me jane transferuar atehere por pa sukses dhe 3 kane qene te ngrira deri me 28 nentor kur eshte be transferi i dyte dhe tash jam shtatzene por nuk e di sa javeshe jam? Ciklin i fundit ka qene me 12 nentor por deri me 28 nuk eshte bere transferi, nuk po di qysh me llogarit dhe nuk ndjej asnje ndryshim prej gjendjes normale kur skam qene shtatzene. Ndoshta nuk eshte lemi e juaja por te lutem me udhezo sadopak se jam shume e stresuar, nje dite kam pas disa pika gjak dhe ndonjeher te kafta kur po urinoj... ju faleminderit shume.

Arlindaa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arlinda

Uroj që këtë rradhë, tentativa për fekondim in vitro të dalë dhe të vazhdojë me sukses deri në term. Mosha e shtatzënive të këtij lloj, llogariten nga dita e vendosjes së vezëve të fekonduara në mitër plus dy javë. Në rastin tënd, shtatzënia ndodhet në javën e 5-të plus një ditë.

Gjakrrjedhja nuk është normale, por konsulta me mjekun që ka kryer fekondimin in vitro do të jetë e rëndësishme pasi ai do të japë trajtimin e nevojshëm, nëse ankesa ka lidhje me shtatzëninë.

Uroj që gjithshka të shkoj sa më mirë.

/komuniteti