Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Beba ime sa javëshe duhet të jetë saktë?

Cikli i fundit i rregullt ka qene me daten 28.05.2011 deri me 02.06.2011, pastaj kam pas nje crregullim prej 06.06.2011 deri me 12.06.2011.

Merita 34 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Merita

Shumë afër janë ditët që përshkruan si gjakrrjedhje të cikleve menstruale. Njëri prej tyre nuk ka qënë i plotë në sasi, ngjyrë dhe kohëzgjatje. Për shkak të dhënave të pakta që tregon mbi dy gjakrrjedhjet e cikleve menstruale, nuk është e mundur të vlerësohet dita e fekondimit dhe për pasojë edhe mosha e shtatzënisë. Por me anë të ekzaminimit ekografik, është e mundur të vlerësohen përmasat e fetusit dhe të përcaktohet mosha e shtatzënisë. Këtë vlerësim duhet ta ketë bërë mjeku të cilit i ke besuar ecurinë e shtatzënisë, sepse i është dashur të ndjekë ecurisë e saj.

Në vlerësim tim, që nuk duhet ta marrësh në konsideratë, shtatzënia mund të ndodhet në javën e 28-të plus 6-të ditë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti