Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si ta ndaloj qumështin?

Pershendetje. Kam lindur 5 dite me pare me date 14 dhjetor, femija me vdic mbas 4 ditesh. Doktoret me thane qe kishte 2 muaj qe nuk ushqehej nga nena, por ka thithur te gjithe ujrat e pista. Kur lindi vidhte vetem jeshil. Kam pire 2 kokrra per ndaljen e qumeshtit, kam vendosur hurdha, me jane bere plage, gjoksi me eshte bere gur, nuk di cte bej?! Ju lutem me ndihmoni!

Isli (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë

Më vjen shume keq për çfarë ka ndodhur.

Për të ndaluar qumështin e gjirit të rekomandoj të mos përdorësh mjekime popullore, pasi ato do ta dëmtojnë gjirin. Gjiri duhet ta mbash të shtrënguar fort me një napë të trashë dhe të mos e shtryllësh. Krahas kësaj, tabletat parlodel apo bromocriptin duhet ti përdorësh si më poshtë: gjithsej 10 tableta, fillohet me ¼ e tabletës nga goja, dy herë në ditë për dy ditë, më pas për dy ditë të tjera 2 herë nga ½ tabletë dhe ditët në vijim 2 herë një tabletë në ditë deri sa të mbarohen 10 tabletat. Shpresoj që kjo terapi të jetë e efekshme.

Tashmë duhet vetëm të qetësohesh, dhe të kujdesesh për shëndetin tënd. Pasi të kenë kaluar 6-të muaj, mund të tentosh për shtatzëni. Prandaj gjatë kësaj periudhë kohore, mundohu të ruhesh nga një shtatzëni e mundshme me anë të metodave të planifikimit familjar. Gjithashtu përpara se të tentosh për shtatzëninë e rradhës, bëj një këshillim parakoncepsional.

Të uroj fat dhe gjithë të mirat.

/komuniteti