Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha në shtatzëni

Doktoreshe te pershendes dhe te falendroj per pergjijet e tua, jam shtatzene per here te pare ne javen e 30 edhe deri tash kam shtu vetem 5 kg, buke kam ngrene si gjithmone, as me shume, as me pak, a eshte normale, edhe beba gjate dites ben levizje shume, s`di a eshte ne rregull?

Anita Niti (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anita

Në fund të javës së 30-të, shtesa e peshës amtare duhet të jetë afërsisht 7.1-7.2 kg. Me shifrën që shkruan, shtesa e peshës amtare është e vogël por kjo varet edhe nga indeksi i masës trupore përpara shtatzënisë. Rregjimi ushqimor është faktor i peshës fetale, por ka dhe shumë faktor të tjerë që ndikojnë në këtë peshë. Prandaj duhet të kontaktosh një mjek obstetër gjinekolog, dhe të vlerësosh në përgjithësi ecurinë e shtatzënisë dhe në veçanti treguesit e tjerë të zhvillimit fetal.

Uroj që zhvillimi i fëmijës të jetë normal.

/komuniteti