Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Placenta anteriore + qafa e mitrës e butë

Pershendetje doktoreshë mimoza. Doja të pyesja diçka. Jam ne javën e 26 të shtatzënisë. Placenta anteriore a është problem? Dhe dok me tha nga ankesa e dhimbjeve të mesit me dha nitrofurantoine dhe vitc dhe me tha te ri- kontrolloj analizat e urinës e me fotografoi veshkën e majtë e kisha pak më me problem. A është dëmtuar nga rrëgjimi shtratit që rri shumë majtas veshka???? Dhe me tha te rri përsëri shtrirë se kisha qafen e mitrës të butë. Ndërkohë po marr vazosuprine magnesium aspirine protecter. Rrëgjimin si duhet ta bëj të ngrigem vetëm për ne banjo dhe në tavolinë e asgjë tjetër???. Te falënderoj shumë shume

Djana Djana (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

 

Përshëndetje Djana
Veshka nuk dëmtohet nga qëndrimi në rregjim shtrati apo qëndrimi anash majtas. Vazhdo qëndro shtrirë ashtu si të ka rekomanduar mjeku. Vazhdo të marrësh trajtimet që të ka rekomanduar mjeku, pasi prania e infeksionit urinar shton mundësinë për rrezik të lindjes parakohe. 
Të uroj shtatzëni të mbarë.

 

/komuniteti