Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni në shtatzëni

Me falni doktoreshe sa i perket infeksionit qe une mendoj qe eshte ne labia edhe pse simptomat i ka njejte si Bartolini edhe ginekologu me tha qe eshte ne labia pasi gjendra e Bartolinit behet me poshte, sa kam lexuar ne Internet poashtu edhe ne faqen bebaime njejte si Bartolini vetem se e kam gjendren me larte mu te labia majora, por sidoqofte doktoreshe a mundem te perdore Pancef antibiotik ne shtatzeni? Jam 13 javeshe, ngaqe ginekologu obseter me rekomandoi Lendacin dmth me infuzion po nga lendacini une behem me keq rritet shume shpejt dhe dhimbje kam te madhe dhe me duhet te bej incizim, gje te cilen e kam shume zor se ndjej shume dhimbje. Ju faleminderit.

Erina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erina

Pancef është cephalosporin, prodhim i Alkaloidit. Përdorimi i tij është i rekomanduar në shtatzënisë, gjithmonë pas javës së 12-të të saj.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti