Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pse sasinë e gjakut gjatë ciklit e kam shumë të pakët? Cilët janë shkaktarët?

Pershendetje doktoreshe, jam Brikena 32 vjeçare, e martuar dhe kam 2 femije (lindjet i kam pasur ne moshen 20 dhe 23 vjeç). Nje kohe te gjate kam pasur probleme me gryken e mitres deri ne kohen kur e kam kryet LEEP, tash nuk kam probleme, por i vetmi shqetesim eshte se pas intervenimit e tutje sasia e gjakut gjate ciklit eshte shume e paket (as nuk ka ngyre te kuqe pak e kafet edhe vetem 1 dite) cikli vjen i rregullt, pa çrregullime, kontrollat i bej rregullisht po nuk kam asnje definicion te caktuar nga mjeket (analizat e hormoneve jane ne rregull), a mos mund te jete ky ndonje klimaks i hershem apo çka? Ju lutem me ndihmoni me pergjegjen e juaj.

Brikena (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Brikena

Nuk është e shkruan në literaturë, që çrregullimi menstrual që përshkruan të lidhet me ndërhyrjen që ke kryer në qafën e mitrës.

Duhet gjetur një shkak tjetër. Mbase ke bërë shumë ekzaminime, por meqë nuk mi përshkruan të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik për vlerësimin e gjendjes së kavitetit uterin dhe të vezoreve, pasi për moshën që ke, nuk besoj që të kesh klimaks të hershëm.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti