Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Madhësia e embrionit sipas javëve

Jam shtatzene i kam 6 jave dhe beba me eshte rritur vetem 1 cm a është normal kam bere kontrolla gjinekologjike mirepo nuk i ndegjohen akoma te rrahurat e zemres a eshte heret per ti ndegjuar? Ju flm per mirrkuptim, urime viti i ri 2011 gezuar!

Maki Selaci (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Rreth javës së 4-5 të shtatzënisë, embrioni është i fiksuar në murin e mitrës me rrënjë të vogla. Ai ushqehet nëpërmjet gjakut të nënës. Në fund të muajit të parë nuk është më i gjatë se 5 mm.

Në javën e 6-7 të shtatzënisë mund të shihen rrahjet e zëmrës fetale me ekografi. Embrioni në këtë periudhë është i gjatë rreth 10 mm (ose 1 cm). Prandaj se nuk ka asgjë për t’u shqetuar. Gjithësesi të rekomadoj një rikontroll tek gjinekologu pas dy javë, për të verifikuar edhe një herë situatën.

Uroj që shtatzënia të jetë normale.

/komuniteti