Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Keputje gjate shtatzanise

Pershendetje doktoresh, Jam shtatzane 14 javeshe. Marr vitaminen elevit. Ne vija pergjithshme keto dit kam qene mire, por para tre ditesh pasi bera punet e shpis plus nje dit me pare kisha patur nje debat me dike qe me shqetesoi me erdhi nje lloj keputjeje trupi qe sdi ta shpjegoj. Kujtova se e kisha nga e ngrena pasi nuk ha shum..ha buk e djath e shalqi...e leng portokalli. Tashme kam tre dit me letw kputje...skam fuqo fare te cohem nga krevati...kam pire magnesium kam vjellur ja tre her...theksoj qe vuaj nga stomaku gastriti. Nuk e di nga me vjen keputja ..tashme kam tre dit qe nuk ha ha sh pak...kur ngela shtatzane isha 71 kg...sot 64.5 kg. Me jan neveritur cdo gje qe haj.... jam sh e merzitur....me ndihmo te lutem

Emel Kastrati (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Emel

Disa këshilla mbi lodhjen: - Përpiqu të jesh e qetë gjatë ditës, duke shmangur lodhjen fizike duke pranuar ndihmën e të tjerve dhe psikologjike duke shmangur debatet si në punë ashtu dhe në shtëpi. - Para gjumit bëj një banjë të mirë dhe shko sa më shpejt të jetë e mundur për të fjetur. - Kujdesu për t’u ushqyer shëndetshëm, ha shpesh dhe nga pak jo duke konsumuar vakte të plota. - Bëj shëtitje çdo ditë duke përmirësuar frymëmarrjen por gjithnjë pa e lodhur.

Humbja e konsiderueshme në peshë, nuk është normale. Të rekomandoj që të kontaktosh mjekun gjinekolog që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë, i cili nëpërmjet analizave dhe ekzaminimeve të vlerësoj shkakun duke të dhënë zgjidhje qoftë edhe me rregjim spitali.

Për gjendjen që tregon, mos hezito të kontaktosh mjekun gjinekolog.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti