Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja me operacion

Pershendetje doktoreshe, doja t'ju pyesja rreth menyres se lindjes...jam shume konfuze un mendoj qe sdo arris ta bej vet me forcat e mia. Kam lexuar per lindjen me epidurale dhe cesariane. Te lutem a me jep nje informacion per keto dy lindje pasi lindje natyrale nuk jam tipi ta perballoj. Shquhem si person delikat...jo shume energjike... tamam shprehja "femij delikat" qe e vogel. Dua te di kush eshte me e mira si lindje dhe cfar rrezikoj me keto lindje une dhe bebi. Zoti jua shperbleft per pergjigjet qe jepni.

Emel Kastrati (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Emel

Lindja natyrore me anestezi epidurale, është një nga mënyrat e preferuara të lindjes pa dhimbje.

Kjo mënyrë lindje ka si anë pozitive mos dëmtimin e mitrës me bisturi, duke dhënë mundësia për lindjegjithë t ëmirat. të një numëri të konsiderueshëm famijësh të tjerë. Lindja me operacion cezarian ka kufizim lindjesh. Në lindjen natyrore me anestezi epiduriale, aparati riprodhues rigjenerohet shpejt dhe nëna është në gjendje t’i shërbejë fëmijës menjëherë pas lindjes, gjë e cila është e kufizur në lindjen me operacion cesarian. Qumështi i gjirit vjen të nesërmen e lindjes natyrore dhe vonohet edhe më shumë se tre dita kur lindja është e shtë e drejtuar.

Mushkritë e bebit në lindje natyrore, gjatë kalimit në rrugët e lindjes shtryllen dhe forcohen dhe mundësia për komplikacione fetale është shumë herë më e vogël sesa në lindjet me operacion cesarian.

Në lindjet me operacion, mundësitë për tromboemboli dhe endomiometrite janë më të madha se tek gratë me lindje normale.

Këto janë disa avantazhe dhe disavantazhe midis dy mënyrave të lindjeve.

/komuniteti