Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tensioni i ulët në shtatzëni

Pershendetje Dr. Mimoza! Une jam ne javen e shtate te shtatzenise dhe e kam verejtur tensionin qe me rri shume i ulet (ka raste 9.4 me 6.4 ose dhe mund te me ngrihet fare me pak, por dhe para shtatzenise ka pasur raste qe me eshte ulur) s`eshte se ndjej ndonje gje pervec ndjesise se te vjelles qe e kam gjithe diten. Viziten e pare une e kam ne janar (pasi nuk jam ne Shqiperi dhe ekon e pare ketu e lene vetem pas javes se 10 te shtatzenise). Mund te me jepni nje pergjigje qe a ndikon keq kjo per bebin? Cfare me sugjeroni te bej? Ju faleminderit shume :) gjithe te mirat.

M... (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Tensioni i ulët i gjakut gjatë shtatzënisë është më i shpeshtë gjatë tremujorit të tretë të saj, si pasojë e shtypjes që mitra i bën enëve të mëdha të gjakut në bark. Qëndro shtrirë në krahun e majtë për

të shmangur shtypjen dhe si pasojë uljen e tensionit. Gjithashtu, konsumi i lëngjeve bën të rritet volumi qarkullues i lëngjeve të organizmit, duke stabilizuar dhe rritur tensionin në nivele normale.

Megjithatë, nuk ka vend për tu shqetësuar, sepse tensioni i ulët i gjakut nuk influencon në mbarë vajtjen e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti