Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth analizave

Pershendetje dr. jam shume e shqetesuar. Kam 1 vit qe po perpiqem me ngel shtatzene dhe nuk po mundem. Une dhe im shoq i kemi bere analizat dhe kane dale shume mire dhe eko kam bere dhe me doli mire, por kur bera folikulo metrine me doli folikuli me diameter 15 mm. dr me ka dhene klomifen 2 here ne dite per 5 dite dhe me tha nese folikuli rritet do bej nje injeksion i.m per plasjen e folikulit. Desha te pyes sa shance kam qe kjo te funksionoi dhe qe te sherohem? Kush ndikon ne mosrritjen e folikulit? A duhet te perdor ndonje preparat tjeter per te evituar ndonje problem te mundshem nese ndodh shtatzenia? A eshte mire qe njekohesisht te perdor dhe acid folik apo jo pasi une konsumoj shume portokalla ne dite? Ju kerkoj ndjes qe u zgjata kaq shume por jam shume e shqetesuar. Flmd shume.

Nidi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nidi

Folikuli 15 mm është i pamaturuar për të nxjerrë vezën. Klomifeni, është preparati shumë i mirë për të ndihmuar maturimin e folikut. Ndërsa injeksioni që të ka thënë mjeku, ndihmon plasjen e folikut për të dalë veza në qarkullin kur ajo është e pjekur. Ky është momenti më i përshtatshëm, për të nisur një shtatzëni.

Meqënëse po tenton të nisësh shtatzëni, të rekomandoj që të përdorësh acidin folik si parandalues të difektit në tubin neural tek bebi.

Të uroj fat.

/komuniteti