Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje të paduruara gjatë ciklit

Pershendetje! Jam e martuar qe 1 vit, kur te me vij cikli kam dhembje te paduruara, me dhemb fundi i barkut edhe midisi (shpina). Perdori Diklofen, para 6 muajsh e kam pas 1 ciste mirepo me terapi me eshte zhdukur,, mendoja qe e kam ate dhembje prej cistes, mirepo me sa duket nuk ka qene ajo shkak, kam bërë kontrolla, ultraze mirepo me thone ka disa femra qe keshtu i mundon cikli. Flm nese mundeni te ma ktheni pergjigjejen.

Merisa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Merisa

Dhimbja në fund të barkut dhe në shpinë gjatë menstruacioneve, përmirësohet me përdorim e qetësuesve të lehtë. Kur dhimbjet janë të forta, mund të përdoren qetësues intravenoz (IV). Nëse dihen ditët e ardhjes së gjakrrjedhjes së ciklit menstrual, qetësuesi përdoret një ditë përpara. Tek shumë femra, dhimbjet dominohen edhe duke vendosur të ngrohta në fundin e barkut. Femrat që kanë dhimbje barku gjatë menstruacioneve, nuk ankojnë kur përdorin kontaceptiv oral.

Nëse dominimi i dhimbjeve bëhet i pa mundur me këshillat e mësipërme, dyshohet për endometrozë. Kontakti me mjekun gjinekolog, do ta sqaroj situatën.

Gjithë mirë mirat.

/komuniteti