Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Prolaktina

Kam nje muaj e gjysem qe mestruacionet nuk me jane nderprere po vazhdojne pak nga pak si ne ditet e fundit te ciklit, bera ekografi me doli shume mire, bera analiza per teroidet dhe per prolaktinen dhe prolaktina me ka dale pak e larte 25.9, kurse teroidet shume mire, doja te dija mendimin tuaj se ka ndonje problem te madh? Une nderkohe kam lene takim me gjinekologun se jetoj ne Itali dhe keta ti vonojne pak takimet dhe do doja mendimin tend sa me shpejt po munde. Me fal doktoresha se u zgjata pak si shume? Flm nga zemra.

Ledina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ledina

Ankesa lidhet me një ndryshim të nivelit të disa hormoneve në organizëm, të cilët duke bashkëvepruar me njëri tjetrin së bashku me hormone e prolaktinës bëhen rregullator të ciklit menstrual. Përpara se të kontaktosh gjinekologun, të rekomandoj të bësh e dhe disa analiza të tjera të hormoneve siç janë FSH, LH, Estrioli dhe Progesteroni në gjak. Me këtë grup analizash, mjeku mund të vlerësoj shkakun e ankesën që përshkruan.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti