Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hematoma dhe gjakderdhja gjatë shtatzënisë

Pershendetje Md. Mimoza Keta, desha t`ju them se jam ne muajin e 4 dhe mjeku me ka thene se kam hematome jashte mitres, jetoj ne Gjermani, kam gjakderdhje per cdo dite nga pak ne ngjyre kafe dhe dua ta di a eshte dicka e rrezikshme per femijen?

Flora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Flora

Hematoma qe ke, quhet hematoma retropalcentare e cila vjen si rezultat i shkolitjes së një pjese të placentës nga muri i mitrës. Kjo do të thotë, që je para rrezikut për abort. Për këtë arsye duhet të kontaktosh me mjekun gjinekolog për të marrë trajtimin e duhur. Qëndro sa më shumë shtrirë, mos bëj punë të rënda dhe ecje të gjata derisa hematoma të zhduket.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Flora (13 vite më parë)
Pershendetje Doktoresh, isha te gjinekologu dhe ai me tha qe hematoma eshte ne gjendje te mire dhe qe nuk ka rrezik tash, nuk po kuptoje se a eshte dicka rrezik a jo hematoma, ka zene te zhduket ngaldale une desha edhe tju pyes nese hematoma dicka te femija a ka ndiku a mos i ka shkaktu ndonje gje femijes?

/komuniteti