Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A gabon eko?

Pershendetje doktoresh, sipas dites se pare te ciklit un duhet te isha 5 javeshe po kur bera ekon dok me tha qe jam te gati 4 javshe dhe hcg qe bera doli 3750 mbas nje jave do te bej prap nje eko per te pare zhvillimin. jam sh ne merak flm

Megi Celo (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Megi

Sipas rezultatit të analizës së beta hCG, shtatzënia duhet të jetë në javën e pestë të saj. Kjo korespondon edhe me vlerësimin e datës së ciklit menstrual që thua.

Pas dhjetë ditësh, të rekomandoj të bësh një ekzaminim tjetër ekografik, për të vlerësuar ecurinë e shtatzënisë. Gjatë kësaj periudhe për veç medikamenteve që të ka rekomanduar mjeku, duhet të marrësh edhe acid folik, të cilin duhet ta marrësh deri në fund të javës së 12-të të shtatzënsië.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti