Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A janë këto dhembjet e lindjes?

Pershendetje dr, data e pare e periodave te fundit ka qene me 25.04.2011 dhe une mendoj se jam ne javen 36 nese s`gaboj po qeshte e verteta une kam dhimbje ne fundin e barkut pa nderpre dhe kontraksione si te them nese nuk gaboj me vije te dale per nevoje ne cdo 5 min ose 10 dhe jam hap 1 cm e gjysem, cfare mendoni ju se a jane lajmerim i dhimbjeve te aferta te lindjes apo ashtu duhet te jete deri ne kohen qe eshte percaktu termini?

Albulena Llapi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albulena

Sot ose nesër, shtatzënia fillon javën e 36-të të saj. Ankesat që referon, tregon se çdo gjë është normale. Kontraksionet janë pregaditore. Këtë javë qëndro shtrirë pa punë të rënda dhe pas javës së 37-të të shtatzënisë, duhet të dish se lindja konsiderohet normale.

Uroj që lindja të ndodhë në termin e parshikuar.

/komuniteti