Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja e madhe pas abortit

Pershendetje doktor, jam 26 vjecare ju kam shkruar per problemet e mia per 2 abortet spontane. Abortin e 2 e kam pas ne muajin shkurt. I kam bere te gjitha analizat cka duhet bere por te gjitha me kane dale mire nuk e din shkakun e aborteve, tash deshta t`ju pyes menstruacionet i kam me rregull po kam shume gjakderdhje (copa), a eshte kjo gje ne rregull? Kam qene te mjeku im po me tha se kjo eshte normale. Sa duhet te jete kjo normale kur une shume po gjakderdhi mandej nuk po mundem ne kembe te qendroj. Une jetoj ne Gjermani, nganjehere me duket se mjeket ketu nuk po din asgje. Cka mendoni ju? Me falni se pak e zgjata. Ju pershendes shume.

Valerina (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Valerina,

Vellimi i gjakut qe humbet gjate menstruacioneve per fat te keq nuk mund te percaktohet saktesisht. Kjo eshte dicka shume subjektive. Per dike disa pika gjak konsiderohen si gjakderdhje e shtuar, kurse nje femer tjeter gjakderdhjen e shumte e konsideron dicka normale. Gjakderdhja normale gjate menstruacioneve eshte deri 80 mL gjak, por eshte shume e veshtire qe te matet kjo sasi te gjakut (per te kuptuar se a behet fjale per gjakderdhje te shtuar apo jo). Por, nese gjakderdhja eshte me copa (me koagula qe duken sikur copa mishi) dhe kjo gjakderdhje te ben ty te paafte per te dale ne pune ose per te kryer aktivitetet e perditshme, atehere mendoj se duhet te hulumtohet shkaku i kesaj gjakderdhjeje. Shpeshhere, ne brendi te mitres formohen polipe te cilat shkaktojne gjakderdhje te tilla. Keto polipe zbulohen relativisht veshtire (zbulohen edhe me ekzaminim ultrasonografik). Eliminimi i tyre eviton shume probleme.

/komuniteti