Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth menstruacioneve

Pershendetje doktoreshe. Jam nje nene dhe pres qe te me vijne menstruacionet. Daten e kam me 29 i bie sot, se nuk i kam te rregullta me vijne gjithe me heret para dates. E deri sot nuk me kane ardhe e kam frike mos jam shtatzene se kam pi antibiotike se kam pas dhimbje te fytit. E neqoftese kam mbet shtatzene a eshte rrezik per beben? Me fal qka e zgjata shume, te lutem ma kthe pergjegjen.

Fatja (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fatja

Së pari duhet të vlerësosh nëse je apo jo shtatzënë. Kjo bëhet me testin e urinës apo beta HCG. Në shtatzëni antibiotiko-terapia nuk rekomandohet në tremmujorin e parë të shtatzënisë. Nëse je shtatzënë, tregoja faktin e përdorimit të antibiotikëve mjekut gjinekolog, në mënyrë që ai të tregoj një kujdes të veçantë në trajtimin dhe ndjekjen e shtatzëninë tënde.

Gjithë të mirat.

/komuniteti