Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tatuazhi gjate shtatzenise

Pershendetje , doktoresh kam nje pyetje a eshte e lejuar te behet tatuazh gjate shtatzanis , a esht e demshe kjo dhe a eshte e vertet se nese ke tatuazh nuk mund te dhurosh gjak . ju falemnderit

(9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Donika

Mirë është që tatuazh të mos fare, je apo nuk je shtatzënë. Jo rrallë pasojat kanë qënë fatale tek njerzit që kanë bërë tatuazh se dikush është infektuar në lëkurë, dikush ka marrë infeksione si hepatite e dikush me fat më të keq është infektuar me VIH.

Duke përjashtuar ekstremin që mund të ndodhë, të rekomandoj që të mos bësh tatuazh edhe për faktin e thjeshtë sepse mund të infektohesh në lëkurë gjë që do të sjellë uljen e imunitetit të organizmit tënd, që padyshim do ketë ndikim tek shtatzënia.

Nëse ke bërë tatuazh, mund të dhurosh gjak nëse nuk ke infeksione që mund të transmetohen si hepatite, HIV etj.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti