Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth tabletave Femibion

Pershendetje znj. Mimoza, mundesisht me tregoni dicka rreth tabletave FEMIBION. Jam duke tentuar per nje shtatzeni gati 3 vjet dhe tani pa sugjerimin e gjinekologut mendoj per perdorimin e ketyre tabletave. Ju lutem me sugjeroni dicka. Pres pergjigjen tuaj me padurim.

Kuki (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kuki

Tabletat Femibion, janë multivitamina. Por ato asnjë herë nuk mund të zëvëndësojnë vitaminat dhe mineralet që merr organizmi nga ushqimet që konsumon. Megjithatë, duhet të dish se gratë që janë shtatzëna ose ato që planifikojnë një shtatzëni, duhet të konsultohen me mjekun e tyre para se të marrë vitamina ose minerale.

Multivitamit nuk ndihmojnë për të filluar shtatzëni. Ti duhet të bësh këshillimin parakoncepsional, prandaj paraqitu tek mjeku i cili me vizitë gjinekologjike, analiza dhe ekzaminime do të gjejnë shkakun e mos mbetjes shtatzënë dhe brënda mundësivë mjeksore do të të trajtoj për ta kaluar këtë vështësi.

Gjithë të mirat.

/komuniteti