Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Java e shtatzënisë

Desha te di se sa jave shtatzene jam? Menstruacionet e fundit i kam pas ne 16 shtator 2011 dhe se cfare vitaminash duhet te marre? Ju faleminderit!

Lusi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Shtatzënia ndodhet në javën e 16-të plus 2 ditë. Deri në javën e 12-të duhet të kishe marrë acid folik. Konsumi i vitaminave dhe mineraleve, është i rëndësishëm për shëndetin tënd dhe të fëmijës pasi organizmi ka nevojë të shtuar, në kushtet e shtatzënisë. Por është e këshillueshme që multivitaminat (që në shumicën e rasteve janë kombinime të vitaminave dhe mineraleve), të merren nën drejtimin e mjekut obstetër gjinekolog, pas disa analizave dhe ekzaminimeve.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Liki (13 vite më parë)
Pershendetje, jam shtatzene dhe kam probleme me nervoze, a mund te me ndihmoni se cka duhet te bej dhe jam shume e ndishme, sdi cka te bej vet se qaj, ju lutem me ndihmoni.
Lita (13 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe deshta te di se pse ndonjehere me doket qe nuk i verej levizjet e bebes a eshte normale sepse i kam vetem 18 jave a po eshte ende heret te verehen ato levizjet e medha te mjeku isha cdo gje ishte ne rregull edhe me mua edhe me foshnjen po prape po behem merak per momentin jam duke perdorur terapine qe ma propozoi mjeku tab. megadyn dhe magnezium ok te deshiroj pune te mbare te lutem me trego sepse jam ne stres.

/komuniteti