Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Koha e lindjes

Pershendetje Dr me 20 janar e kam terminin e lindjes sot isha te gjinekologu me tha se nuk je hapur hic nese deri me 15 janar nuk hapesh atehere duhet te lindesh me operacion a eshte normale kjo ndoshta mund te hapem mas 15 janar pasi qe terminin e kam me 20 janar? Flm.

Esraa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Unë mendoj se duhet të presësh deri në ditën e parashikuar të lindjes. Shpresoj se dhimbjet e lindjes do të vijnë dhe lindja do të ndodhë normale. Shpesh ndodh që lindjet të shtyhen edhe deri në dy javë mbi ditën e parashikuar të lindjes. Prandaj të rekomandoj, që të shfrytëzosh të gjitha mundësitë për të patur lindje normale.

Për të mësuar më shumë mbi këto problem të rekomandoj të lexosh artikujt e poshtëshënuar.

http://www.bebaime.com/perinatologjia/lindja-pas-dit-s-s-280-t-

Të uroj të kryhesh një lindje normale, dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti