Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesa e menstruacioneve 8 muaj pas lindjes

Miredita doktoreshe, me fal jam bere merak sepse i kam 8 muaj qe e kam nje vajze dhe nuk i kam pas menstruacionet deri tani, e kam pyet gjinekologun me ka thene qe e kam vajzen ne gji jam pa menstruacione, a eshte gje normale apo jo?

Gentiana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gentiana

Është ashtu siç të ka thënë mjeku. Nënat me fëmijët e tyre në gji, nuk kanë menstruacione ose i kanë ato të çrregullta deri sa të vazhdojë gjidhënia. Kjo gjë nuk përbën problem sepse influencon hormoni i prolaktinës i prodhuar nga gjendrat hipofizare, hormon i cili rrit prodhimin e qumështit por ndërpret ciklin menstrual.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti