Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Menstruacionet pas lindjes

Pershendetje e nderuar doktoreshe. Kam 3 muaj qe kam lindur ne menyre natyrale, por jam qepur pak, marredheniet i kam filluar pas nje muaji e gjysem. Gjakderdhje kam pas gati nje muaj e gjysem, pastaj jo me, per pak dite pastaj kisha prape 4-5 dite pastaj me ndenjen pak pa me ardh me e tash 3 dite kam pak sekrecione ngjyre kafe por edhe gjak. A jane normale keto? Dhe kur mund e me vijne menstruacionet normale? Femijen e ushqej vetem me gji. Jam nene per here te pare dhe doja te dija edhe dicka rreth te plasyrave ne bark. Kam te plasura ne bark dhe kofshe, pas sa ditesh apo kohesh behen te padukshme dmth marrin ngjyre si te bardhe, se keshtu kam degjuar? Ju faleminderit shume.

Engji (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Engji

Nënat në fëmijët e tyre në gji, nuk kanë menstruacione ose i kanë ato të çrregullta deri sa të vazhdojë gjidhënia. Kjo gjë nuk përbën problem sepse influencon hormoni i prolaktinës i prodhuar nga gjendrat e hipofizës, hormon i cili rrit prodhimin e qumështit por ndërpret ciklin menstrual.

Shumë shtatzëna preken nga striat. Striat e shtatzënisë zakonisht prekin barkun dhe gjoksin. Pas lindjes rikuperimi i tyre është vetëm problem estetik dhe mund të dominohet me preparate (kremra) apo dhe rrugë kirurgjikale.

Lexoje artikullin e linkut të poshtë shënuar, për të mësuar më shumë mbi striat dhe trajtimin e tyre;

http://www.bebaime.com/rreth-shtatzanise/striat-

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti