Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është terapia në rregull?

E nderuar doktoreshe. Tani jam ne javen e nente te shtatzenise, por para dhjete dite pata nje gjakderdhje te vogel e cila zgjati shume pak menjehere u nderpre edhe pa perdore terapi, por me qe une kam shtatzenine e pare u drejtova menjehere tek mjeku gjinekolog, i cili me tha se nuk ka asgje per tu shqetesuar, ne miter nuk ka kurrfare gjakderdhje por me pershkroi Vitamin C dhe Utragestan 100 mg te cilat me tha ti perdori per dy jave edhe nese nuk ka gjakderdhje. E nderuar une jam e brengosur dhe kisha dashte te me pergjigjesh a eshte ne rregull te vazhdoje te perdori terapin 2 jave kur gjakderdhje nuk kam fare dhe a eshte ne rregull kjo terapi?

Vlora 85 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vlora

Edhe unë të njëjtën terapi do të të kisha rekomanduar, duke marrë të mirëqënë përshkrimin e gjendjes së shtatzënisë. Prandaj, për të siguruar ecurinë normale të shtatzënisë, të këshilloj të zbatosh me rigorozitet rekomandimet e mjekut.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti