Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ndikimi i faktorit rezus në shtatzëni

Znj.Doktoreshe, une ne vitin 2010 pata nje abort, i cili pesoi ne muajin e trete te shtatzenise, grupi im i gjakut eshte Rh-A negativ, kurse e burrit Rh-A pozitiv, tani jam shtatzene ne fillim te muajit te gjashte,r mirepo vaksina qe ishte domethenese per ta marre pas abortit qe kam kryer vitin e kaluar ne muajin mars, nuk ma kane dhene, nuk jam edhe shume e shqetesuar sepse e kam marre ne muajin e katert te kesaj shtatzenie te re por pyetja ishte se a mund te ndikoje diçka per te keq te beba ime ngase se kam marre ne kohen e duhur, kurse tani sipas gjinekologut tim kam raporte te mira, se beba qendron mire eshte 2 jave me e zhvilluar dhe se nuk shihet ndonje problem paraprak. Me respekt per ju!

Mirjeta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Nëse gruaja nuk bën imunoglobulinën Rh, menjëherë pas lindjes së parë apo abortit atëherë parandalimi i izoimunizimit nuk ndodh. Nëse fetusi i abortuar ka qënë Rh negativ, atëherë nuk ka patur arsye për t’u bërë imunoglobulina Rh.

Megjithatë ju duhet të kishit bërë testin Coombs, për të parë nëse keni qënë apo jo e imunizuar nga aborti.

Në javën e 28 të shtatzënisë që ndodhesh, duhet të përsëritësh analizën për antitrupat. Nëse analiza rezulton negative, mjeku duhet vetëm të të mbajë në observacion (mbikqyrje, kontroll). Në të kundërt kërkohet një tjetër menaxhim i shtatzënisë.

Përderisa ekografia ka rezultuar normal, nuk ka vënd për tu shqetësuar.

/komuniteti