Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Utrogestani

Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene ne javen e 11, para 3 jave kam pasur kapak gjakderdhje 2 jave rregullisht mirepo qe 1 jave kam qene te mjeku dhe me ka dhene te perdori utrogestan ne vagine 3 here ne dite dhe nuk kam me gjakderdhje edhe nje jave e kam kontrollen te mjeku a duhet ti perdori keto rregullisht dhe a jane te pershtatshme keto? Shume faleminderit.

Vjosa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjosa

Terapia me utrogestan është e rekomanduar në tremujorin e parë të shtatzënisë, kur shtatzënia është e kërcënuar nga aborti. Prandaj, për të siguruar ecurinë normale të saj, të këshilloj të zbatosh me rigorozitet rekomandimet e mjekut.

Gjithë të mirat dhe shtatzëni të mbarë.

/komuniteti