Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kruarje gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 34 dhe ka dy dite qe kam kruarje te duarve dhe kembeve si dhe ne disa pjese te trupit. Zakonisht kruarja me fillon gjate oreve te mbremjes. A eshte me rrezik kjo kruarje apo gje e zakonshme? Faleminderit.

Mimoza Abazi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza

Kruarjet e lëkurës gjatë shtatzënisë, pa shenja të tjera, vjen si pasojë e ndryshimeve që ndodhin në mëlçi dhe tëmth. Ato zhduken menjëherë mbas lindjes.

Përdorimi i kremrave neutrale për të qetësuar kruarjen, si dhe shtimi në dietën ditore të kalciumit dhe vitaminave dhe pakësimi i yndyrnave dhe dhjamrave, do të sillte përmirësim të ankesës tënde.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti