Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gurët në veshkë gjatë shtatzënisë

Une tash jam ne javen e 19te edhe kam ne anen e djathte te veshkeve gure rreth 0.6 cm, a mund te kete ndonje ndikim negativ ne bebin tim? Kam dhimbje te fundit te barkut edhe te belit. Tash nuk di nese jane dhimbje te shtatzenise apo eshte dhimbja qe me japin guret? Shpresoj qe te keni 1 pergjigje per pyetjen time sepse si shtatzenia ime e pare po shqetesona dua me qene e kujdesshme ne cdo aspekt. Faleminderit.

Lindushja (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

Së pari duhet të kontaktosh mjekun gjinekolog për të bërë ekografi me sondë vaginale, për të vlerësuar qafën e mitrës, dhe gjendjen e shtatzënisë. Së dyti, kontakto për të marrë këshilla nga mjeku urolog, pasi shtatzënia krijon mundësinë për të patur likide në organizëm, kështu që puna e veshkës bëhet më e madhe.

Për të vlerësuar situatën që përshkruan, mjeku urolog do të bëjë ekzaminimet e nevojshme dhe do të japë këshilla dhe trajtimin e duhur me qëllim që shtatznia të shkoj deri në fund e sukseshme.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Lindushja (12 vite më parë)
Faleminderit per kshillat gjinekologu me tha qe gurt nuk kan ndonje ndikim tek beba mos u bej merak se veq 1 guri e ki edhe ato munesh me largu me qaj t\'leht psh kamomile ose brusnica si mendoni ju ?

/komuniteti