Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonim i ciklit menstrual

Pershendetje doktoreshe! Jam nene e nje vajze 7 muajshe. Per 6 muaj e kam ushqyer me qumesht te gjirit e qe 1 muaj me qumesht artificial. Kam nje pyetje: a eshte normale vonesa e ciklit sepse kam ndergjuar qe pas ushqyerjes me gji cikli vie shume shpejte?! Dhe nje pyetje tjeter: a eshte normale humbja e konsiderueshme e peshes se nenes gjate ushqyerjes me gji te femijes? Ju faleminderit.

Albana2012 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Albana

Ushqyerja me qumësh gjiri, është shkak i mosardhjes së ciklit menstrual apo i çrregullimit të tij. Pas ndërprerjes së ushqyerjes me qumësht gjiri të fëmijës, pritet që cikli menstrual të filloj dhe duhet të jetë i rregullt. Nëse vonesa menstruale zgjat përmbi dy muaj nga ndërprerja e gjidhënies, bën mirë të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog, për të vlerësuar gjendjen e shëndetit tënd riprodhues.

Pas lindjes, rekomandohet që gratë të përdorin metoda të planifikimit familjar për tu mbrojtur nga një shtatzëni e padëshiruar. Prandaj edhe ti, kontakto mjekun dhe bashkërisht me të, përcakto kontraceptivin më të përshtatshëm për ty.

Nëse ulja në peshë të duket jo e arsyeshme, kontakto mjekun për të vlerësuar situatën. Nëse gjendja që përshkruan vjen nga rregjimi ushqimor, lexoje artikullin e linkut të poshtë shënuar;

http://www.bebaime.com/ushqimi-pas-lindjes/si-te-ushqehem-pas-lindjes-

Mundohu ta gjesh veten diku dhe zbato këshillat që rekomandohen për rregjimin ushqimor pas lindjes. Për çdo paqartësi, më shkruaj.

Të uroj gjithë të mirat.

Albana2012 (12 vite më parë)
Ju faleminderit per pergjigjen. Jam me se e bindur se nuk eshte fjala per nje shtatzeni tjeter. Vetem brengosem per ndonje crregullim tjeter!!! Sa i perket humbjesh ne peshe, nuk eshte se kam mbajtur ndonje regjim ushqimor. Perkundrazi pesha ime eshte e ulet e ka qene edhe para shtatzenise. Shume shpesh nuk ka qene ne proporcion me gjatesine time (edhe pse jam e shkurter). Gjate shtatzenise kam shtuar diku rreth 11-12 kg. As edhe nje shqetesim me i vogel nuk me ka percjelle gjate shtatzenise dhe lindjes se foshnjes. Konsumoj ushqim kalorik dhe pemet jane pjese e dietes time te perditshme. Para e pas lindjes e besa edhe tani kam probleme te theksuar me hemorroide dhe fisure. Kur them para lindjes, mendoj per me shume se 7-8 vite e eshte per t`u çuditur qe gjate tere shtatzenise nuk kam pasur asnjehere problem. Kam lexuar shume e ne shume studime thuhet se fisure ndikon ne humbjen e peshes dhe nuk te le te fitosh me shume kilograme. Ndoshta ketu edhe qendron problemi. Te lutem me keshillo. Te falemnderit edhe njehere per kohen tuaj!

/komuniteti