Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksione gjatë shtatzënisë

Dr. jam ne fillim te muajit te 6 te shtatzanise dhe prej fillimit te shtatzanise deri tani kam sekrecion te bardhe ne fillim i perdora ca tableta vetem tre dite ne mbremje ne vagine mirepo problemi qendron se skam permiresime, pi lengje, qumesht per tu pastruar mirepo ska permiresime, gjinekologu im nuk me ka thene diçka per tu shqetesuar edhe pse ne analiza me doli echeria coli bakterja me numer 1000, si thoni ju doktoreshe qka te bej dhe eshte rezik per bebin tim?

Mirjeta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Infeksioni me E. Coli, është nga infeksionet më të zakonshme që mund të paraqesë një grua shtatzënë ose jo shtatzënë. Ky infeksion i thjeshtë, normalisht duhet mjekuar. Mjekimi realizohet në bazë të rezultatit të kulturës së sekrecioneve vaginale, të cilën siç e përshkruan e ke bërë. Realizohet gjithashtu edhe antibiograma. Pra jepet mundësia e zgjedhjes së një antibiotiku, ndaj të cilit është i ndejshëm E. Coli.

Krahas trajtimit lokal me ovula vaginale, do të ishte mirë që të merrnit edhe antibiotik nga goja. Zakonisht për trajtimin e E.coli, përdoren antibiotikë të spektrit të gjërë të llojit të ampicilinës, amoksicilinës apo eritromicinës. Trajtimi duhet të zgjasë 7-10 ditë. Dy javë më pas, duhet të përsëritet kultura e sekrecionit vaginal.

/komuniteti