Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit

Pershendetje. Jam ne javen e 19 te shtatzenise, ende nuk i kam ndegju levizjet e bebit eshte shtatzenia e pare, a eshte normale qe ende nuk kam ndegju asgje? Flm per mirekuptim.

Hajrie Gashi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hajrie

Në mënyrë të përgjithshme, lëvizjet e bebit në shtatzëninë e parë, ndihen pas javës së 22-24.

Mos harro që pas një jave të kontaktosh mjekun obstetër-gjinekolog, sepse i takon të bësh vizitën e rradhës dhe ekzaminimin ekografik që quhet ekografia morfologjike, për të vlerësuar ecurinë normale të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti