Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dua të di përafërsisht se kur do të lind?

Menstruacionet e fundit i kam pasur me daten 13.05.2011, mirepo doktori me tha se ngjizja e bebit ka ndodhur nje jave me vonese, dua te di kur eshte data ime e lindjes! Me daten 5 Janar isha tek gjinekologu e bebi i sek M peshonte 1665 kg dua te di a eshte ne peshe normale bebi im sepse jam ne merak? Keto dy ditet e fundit kam pasur dhimbje te shumta barku ne te gjithe barkun edhe femija leviz tej mase shume dua te di a ka ndonje problem? Gjithe te mirat pres te me pergjigjeni pasi jam ne merak shume!!!

Inva (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Inva

Nëqoftëse data 13.05.2011 është e saktë dhe është dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual, shtatzënia ndodhet në javën e 34 plus 2 ditë. Data e mundshme e lindjes është 19 shkurt 2012.

Pesha e bebit që përshkruan, e vlerësuar me javët e shtatzënisë të llogaritura, është e vogël. Shkaqet e peshës së vogël fetale, janë të ndryshme dhe të shumta. E rëndësishme është që zhvillimi i fetusit të ketë qënë normal dhe me rritje graduale të peshës. Nëqoftëse rritja e peshës fetale ka qënë me ndërprerje dhe jo në vazhdimësi, atëherë mbetja prapa e peshës fetale është problem evident.

Unë mendoj se ndjekja e shtatzënisë tënde, duhet të bëhet më me kujdes se sa shtatzënitë normale.

Të uroj që gjithshka të jetë dhe të shkojë mirë tek fëmija yt, deri në lindje.

/komuniteti