Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth vaginës disa puçrra të vogla

Rreth vagines disa pucrra te vogla me kane dale qe nja 3 muaj ashtu si te lekures, keshtu spo di si ti pershkruaj, shume te vogla. Cka dmth, keshtu s`kam kruarje as djegje vetem jam bere merak pse me kane dale? A eshte dicka per t`u shqetesuar? Ju pershendes shume, Ajlina.

Ajlina Hakaj (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ajlina

Meqënëse ankon vetëm për rreth vaginës, pra, vetëm në pjesën e jashtme të lëkurës, mendoj se problem nuk qëndron të aparati riprodhues. Puçrat mund të jenë shfaqur nga dipilimi mekanik apo nga krem-depilatorët. Gjithashtu qëndron edhe mendimi se ato mund të kënë dalë nga përdorimi i intimeve ose linesave të pa përshtatshme dhe që kanë sjellë një reaksion të lehtë të lëkurës.

Mundohu të korrigjosh ndonjë gjë nga ato që përshkrova më sipër, në të kundërt mirë do ishte që bësh një vizitë tek mjeku gjinekolog apo dermatolog, sepse vlerësim të qëndrueshëm jep vizita e mjekut si dhe analizat nëse do të jenë të nevojshme ti bësh.

Gjithë të mirat.

/komuniteti