Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Magneziumi në shtatzëni

Pershendetje e nderuar Dr. Mimoza jam shtatzene ne jeven e 32, kisha nje pyetje per ju a lejohet pirja e magneziumit ne kete kohe te shtatzenise se per shkak se jam duke pire tableta per hekur kam problem me kapsllek e kam ndegju se magneziumi te ndihmon sa eshte e vertete kjo? Pres pergjigje nga ju. Ju pershendes shume.

Besa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa

Nëse konsumohen sasira të frutave të thata dhe zarzavateve jeshile, nevoja ditore të nënës mund të realizohet për magnesium dhe nuk ka nevojë të merren suplemente të tij. Edhe në rastet kur paraqitet rezik aborti apo lindje parakohe, mjekët mund të përshkruajnë trajtim me magnezium. Shtesa për magnezium jepet edhe për të paksuar kontraksionet uterine.

Prandaj nëse mjeku konstaton se gjendja e shtatzënisë është e qëndrueshme, nuk ka arsye përse të marrësh magnezium.

Rritja e nivelit të progesteronit, i cili është hormoni kryesor i shtatzënisë, ul lëvizshmërinë e zorrëve, gjë e cila favorizon kapsllëkun gjatë shtatzënisë. Me avancimin e shtatzënisë rritet mitra dhe kjo pastaj shtyp zorrët dhe e shton më shumë kapsllëkun. Konstipacioni mund të rritet edhe nga disa trajtime gjatë shtatzënisë, si për shembull nga marrja e hekurit për trajtimin e anemisë ashtu siç e mendon edhe ti për veten tënde.

Këshillat më të mira në këtë rast do të ishin ato për dietën. Dieta e këshilluar duhet të jetë e pasur me perime të gjelbra, e pasur me lëngje dhe komposto me kumbulla. Nuk rekomandohen ilaçet e farmacisë. Ti duhet të shtosh ecjet në këmbë, pasi ecja vë në lëvizje muskulturën e zorrëve.

Të uroj shtatzni të mbarë.

/komuniteti