Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtimi në peshë gjatë shtatzënisë

Pershendetje e nderuar, une jam e shqetesuar per peshen time trupore, per shkak se me duket qe kam shtuar me shume se qe duhet ne peshe, jam ne javen e 29 dhe deri tani kam shtuar 14 kg., vetem ne muajin e fundit kam shtuar 6 kg, a eshte normale kjo?

Nora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Me fillimin e shtatzënisë, tek gratë paraqiten ndryshime fizike që vazhdojnë deri në lindje. Shkruan se ke një shtesë prej 14 kg, deri në javën e 29. Më duket se kjo shtesë në peshë është e madhe.

Të rekomandoj të takosh mjekun gjinekolog, që ai me anë të indeksit të masës trupore, të llogarisë shtesën e peshës gjatë shtatzënisë. Përveç rekomandimit të mënyrës së ushqyerjes, ai mund të të japë edhe rekomandime të tjera, nëse vëren se ka edhe faktor të tjerë që kanë ndikuar në shtimin e peshës më mënyrë të pa kontrolluar.

/komuniteti