Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aborti paraprak

Pershendetje doktoreshe. Jam shtatzene ne javen e 9. Para kesaj shtatzenie kisha nje abort pasi qe me vdiq beba ne javen e 10 (missed). Dhe ne kete shtatzeni nuk po di shume te gezohem dhe psiqikisht e kam ne mend, se mos do me ndodh prape e njejta gje. Sa mendoni ju se kane lidhje shtatzenite njera me tjetren, deri tash gjithcka eshte ne rregull sa i perket kontrollimeve. Ju pershendes.

Anita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Shkaqet që mund të ndodhin ndërprerjet e shtatzënisë, janë të ndryshme. Ato mund të ndodhin nga faktor, që kanë lidhje me shëndetin e nënën apo babait. Të tilla mund të jenë difekte gjenetike, anomalitë anatomike të mitrës, shkaqe hormonale, agjentët infektiv, patologji sistemike si sëmundjet e diabetit apo tiroides të pa kontrolluar apo faktor imunologjik.

Nëse është gjetur dhe trajtuar shkaku i ndërprerjes së abortit të parë, si dhe ke realizuar ekzaminimet e domosdoshme përpara shtatzënisë së rradhës, atëherë parandalimi i abortit që ti mendon është realizuar. Përderisa në shtatzëninë tënde çdo gjë po shkon mirë, sipas kontrolleve mjeksore që ke relizuar, besoj që nuk ka vënd për t’u shqetësuar.

Uroj që ta çoni këtë shtatzëni deri në fund, me sukses.

/komuniteti