Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth E.colit dhe Polycistitit

Ju pershendes, kam bere strishon e vagines dhe kam bakterien Escherichia col, numri i bakterieve eshte me i madh se 50000 dhe kam Polycistit. Çfare terapie me preferoni?

Hasibe (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara Hasibe.

Infeksioni nga esheria koli, është nga infeksionet me të thjeshta. Ka praktika mjeksore që kur numri i bakterieve është mbi 100000, rekomandohet marrja e antibiotikut sipas leximit të antibiogramës. Antibiotikët duhet të jenë të spektrit të gjërë si ampicilina, amoksicilina etj. Paralelisht mund të merret edhe disifektant të vijave urinare, të tipit të negramit apo nitrofurantoinës. Do të ishte me vënd, që këtij trajtimi nga goja t’i shtohej edhe një mjekim lokal me ovula të kombinuara të tipit të neopenotran, tergynan, colposeptin etj. Pas mjekimit për 7-10 ditë, duhet përsëritur analiza e urinës dhe sekrecioneve të bardha.

/komuniteti