Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Suturimi i epizotomive dhe laceracioneve

Ka 10 muaj e 4 jave prej se kam lindur dhe deri me tani nuk kam pasur probleme me vendin e qepur (lindja normale), ka 3 jave tani me qe une kam te enjtura, dhimbje dhe parehatshmeri ne vendin ku kane kaluar penjte ne plagen time, me interson arsyeja pse po me ndodh, nuk kam qene ne vizite pasiqe per fat te keq kom fitu shume fobi nga kontrollat gjinekologjike gjate procesit te lindjes, poashtu ndoshta ja vlej te permendi se pas lindjes si pasoje e penjve te keqinj me eshte dashte qe 3 muaj ti kem penjte te cilet ishin dashur te shkriheshin per nje jave. Do te jem shume falenderuese nese do te merrja pergjigje per problemin tim.

Vjollca (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Vjollca, problemi që paraqet mendoj se ka lidhje me disa faktor. Nuk e di përse ka aritur kjo situatë por, ti duhet të kontrollohesh tek mjeku për disa arsye. Së pari, për të konfirmuar se nuk është problem infeksioni. Nëse ka një të tillë, është i mundur mjekimi, së dyti, për të konfirmuar se mos konforti nuk ka si shkak dispareuninë. Së treti, për të konfirmuar se nuk ka mospërputhje të mirë të indeve gjatë proçesit të rigjenerimit pas suturimit (qepjes). Nëse është kështu, plastika është rregullimi i kësaj gjëndje që ti ke.

Mbeten me shpresë se më ke kuptuar se çfarë kam dashur të këshilloj.

/komuniteti