Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjëndra e Bartolinit në shtatzëni

Pershendetje, desha tju pyes se a ka ndonje rrezik sepse jam shtatzene dhe kam gjendren e bartolinit, a do me shkaktoj rrezik ose komplikim gjate lindjes, nuk kam dhembje, te lutem me ktheni pergjgjje jam shume e shqetesuar ka kohe qe po ju shkruaj per kete pyetje, pres me padurim pergjegjjen tuaj.

Leandra (12 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Leandra

Kisti i Bartolinit nuk ndikon në ecurinë e shtatzënisë.

Gjëndrat e Bartolinit prodhojnë sekrecion, që ndikon në lagështirën dhe lubrifikimin e vaginës.  Ato nuk janë të dhimbshme kur nuk ka infeksion. Në rastet kur infektohen, kthehet në abses/qeskë me qelb i cili duhet drenuar/zbrazur.

Për më shumë të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/konceptimi/gj-ndrat-e-bartolinit?like=true

Gjithë të mirat.

/komuniteti