Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli menstrual me erë të rëndë

Pershendetje doktoreshe, pyetja ime eshte qe kur te me vijne mebstruacionet ato kane ere te rende, pse ndodh kjo, cfare kam dhe cfare duhet te bej? Faliminderit.

Tijana (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tijana,

Menstruacionet janë shkolitja e shtresës së brëndshme të endometrit, i cili bie në trajtën e gjakrrjedhjes kur nuk ndodh shtatzënia. Zakonisht kanë ngjyrë të kuqe ose pak më të errët dhe po ti shikosh me vëmendje duken pjesëza të vogla endometriale në përbërjen e tyre. Nuk kanë erë dhe mundet ose jo të shoqërohen me dhimbje. Prania e erës së menstruacioneve, mund të ndodh si rezultat edhe i ndonjë infeksioni të mundshëm. Gjatë kësaj përiudhe higjena vetiake, duhet të jetë e një niveli shumë të lartë. Rekomandohet mbajtja e picetave sterile dhe jo napa apo lecka të ndryshme. Nuk rekomandohet përdorimi i tamponave vaginale, gjatë menstruacioneve. Absorbentet sterilë, duhet të ndrohen 4-5 herë në ditë. Ndrimi i ndresave të brëndshme, duhet të bëhet sa herë ndrohen pecetat sterile. Zbatimi i këtyre regullave është mjaft i domosdoshëm gjatë menstruacioneve. Pasi të kalosh menstruacionet, bëj analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të orientuar mjekun gjinekolog për praninë ose jo të infeksioneve.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti