Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha gjatë shtatzënisë

Pershendetje, une kam qene gjithmone pak me e dobet me kg dhe jam e gjate, jam ne javen e 30 te shtatzenise, kur kam ngele shtatzene kam qene 50 kg, tani jam pothuajse ne muajt e fundit dhe kam vetem 60 kg, a eshte normale ky shtim i peshes kaq te vogel? Edhe pse gjinekologu me thote se eshte gjithcka ne rregull, desha qe ta shtjelloj kete shqetesim edhe me juve. ju faliminderit, pune te palodhshme.

Nesha (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nesha.

Shtatzëna duhet të fitojë në peshë nga 10 gjer në 14 kilogramë, prandaj edhe shtimi yt në peshë gjatë shtatzënisë konsiderohet normal. Shtimi në peshë shkon gradualisht, më së paku fitohet në tremujorin e parë – gjithsejt dy kilogramë, ndërsa më së shumti dhe më së shpejti fitohet në tremujorin e tretë, rreth 500 gramë në javë.

Nesha, e rëndësishme është, që shtatzënia ka ecuri normale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti